×
  • Lajme
  • Lajme / Tenderi 35 milionësh

    Aliu thotë se rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet, nënshkruhen kontratat për dy Lote – OSHP e kthen në rivlerësim Lotin 2

    Reporteri
    02 Gusht 2024 | 20:09

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, për Lotin 1 dhe Lotin 3, shkruan Reporteri.net.

    Aliu ka bërë me dije se kontrata për Lotin 2, që ka qenë me çmimin më të lartë, është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

    “Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, ka shkruar Aliu.

    Lotin I, në vlerë prej 8 milionë euro, e ka fituar konsorciumi “4 A-M; PREMIUM BETON SH.P.K; GPG Company Sh.p.k”. Për këtë lot, oferta më e shtrenjtë ka qenë 11 milionë e 824 mijë e 491 euro. Për lotin III, vlera e kontratës është 8 milionë e 346 mijë e 804 euro dhe fitues është shpallur konsorciumi “EUROKOS HOLDING SH.P.K; ALFA.i; EL-BAU SH.P.K; Agim Morina B.I; N.N.SH. ËORLD MEDIUM; Adnan Bislimi B.I.”’. Oferta më e lartë për këtë lot ka qenë 11 milionë e 90 mijë e 997 euro.

    Ndërkohë, për Lotin II që është kthyer në rivlerësim, fitues ishte shpallur konsorciumi “PRICOM SH.P.K; METAG INSAAT TICARET A.S; FS C ING SH.P.K; JAHA SOLAR”. Kontrata për këtë lot është me çmimin më të lartë, apo 15 milionë e 605 mijë e 675 euro. Çmimi më i lartë i ofertës për këtë lot ka qenë 17 milionë e 574 mijë e 955 euro.

    Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 35 milionë euro dhe tenderi është dhënë me procedurë të hapur.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

    MI nënshkruan nesër kontratat për tenderin gati 32 milionësh për rrugën Prizren-Tetovë, kompanitë që u shpallën fituese dhe ofertat

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!