Janë mbushur dy dekada prej fillimit të sulmeve ajrore të NATO’s në Kosovë kundër forcave ushtarake serbe. Sulmet filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën plotë 78 ditë, duke i paraprirë ndalimit të gjenocidit serb që po bëhej mbi popullin e Kosovës, ku nga torturat dhe vrasje nuk kursehej askush.
Por a e dinte tash kryeministri Ramush Haradinaj se do të ndodhnin bombardimet e NATO’s.
“Ne e kemi pasur njëfarë komunikimi të vazhdueshëm me vëzhguesit që kanë qenë në terren në Kosovë dhe ai komunikim e ka qenë i njëant. Nuk i kanë dhënë të gjitha detajet por është lënë shpeshherë me u kuptu ndryshimi i gjendjes, sidomos shkuarja e tyre, kur u tërhoqën ata prej vendit”, tha Haradinaj më 2015 për Klan Kosovën.
“Nuk muj me e precizu. Është e vështirë me thënë ‘po’ ose ‘jo’. Një ndjenjë e kemi pasë, parainformata ka ekzistu por ka qenë e vështirë… edhe sot është e vështirë me thënë po ose jo”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.