×
  • Sport
  • Sport / Olimpiada

    Kush është rusi Valiev që i siguroi Shqipërisë medaljen e parë olimpike

    Reporteri
    10 Gusht 2024 | 22:30

    Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi dhe aktualisht është një mundës i stilit të lirë që garon në 74 kilogramë për Shqipërinë.

    Për vendlindjen e tij, Rusinë, Valiev ka fituar një titull kampion bote dhe një Evropian për U23, një kampion kombëtar rus dhe është fitues i shumëfishtë medaljeve të arit në turnetë ndërkombëtare.

    Që nga transferimi në Shqipëri në vitin 2024, Valiev u kualifikua për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris duke u renditur i treti në Turneun Olimpik Botëror të Kualifikimit.

    Në dhjetë turnetë e Lojërave Olimpike që Shqipëria ka marrë pjesë, duhej një rus nga Osetia e Veriut që të natyralizohej si kuqezi, për t’i dhënë Shqipërisë medaljen e parë (e bronztë) në historinë e Olimpiadës.

    Shqipëria arrin medaljen e parë olimpike në histori

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!