×
  • Sport
  • Sport / Lojërat Olimpike

    “Shekulli i popullit shqiptar” – Driton Kuka uron Shqipërinë për fitimin e dy medaljeve olimpike

    Reporteri
    11 Gusht 2024 | 16:35

    Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka uruar Shqipërinë me rastin e fitimit të dy medaljeve olimpike në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Kuka ka thënë se ky është shekulli i popullit shqiptar, pasi përveç Shqipërisë edhe Kosova ka fituar dy medalje në Paris, duke çuar në pesë numrin e medaljeve olimpike.

    “Shqipëria dy medalje olimpike. Shteti ynë amë fitoj medalje olimpike, dy të bronzta. Gëzuar e urime… Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot pesë copa”.

    “Shekulli i popullit shqiptar”, ka shkruar trajneri më i suksesshëm në historinë e sportit mbarëshqiptar, Driton Kuka.

    Ndryshe, Shqipëria ka arritur t’i fitoj dy medaljet e para olimpike në historinë e saj.

    Kuqezinjtë kanë triumfuar në sportin e mundjes, derisa kanë marrë dy medalje të bronzta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!