×
  • Lajme
  • Botë

    Flakët rrethojnë kryeqytetin grek, banorët largohen nga zona

    Reporteri
    11 Gusht 2024 | 20:34

    Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke.

    Mediat atje, kanë raportuar se zjarret kanë filluar të përhapen në zonat Barnaba, Eretria dhe Megara.

    Sipas forcës zjarrfikëse, deri tani janë djegur disa banesa ndërsa është kërkuar edhe intervenimi i policisë dhe ambulancave për të dërguar në spital 10 persona me vështirësi në frymëmarrje.

    Mbrojtja civile ka njoftuar banorët që të jenë të gatshëm për t’u larguar nga zona dhe kanë treguar se operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë natës, kurse forca të shumta policore kanë mbyllur kalimet që të çojnë atje.

    Për 48 orët e ardhshme, zonat e Athinës janë vlerësuar me rrezikshmëri të nivelit më të lartë, raporton Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!