Parisi u ka thënë lamtumirë Lojërave Olimpike Verore në mbrëmjen e së dielës, pas organizimit të garave që janë lavdëruar në gjithë botën.
Ceremonia e mbylljes së Lojërave është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France, të cilët kanë duartrokitur gjatë parakalimit të rreth 9.000 atletëve, me flamuj të shteteve të tyre në duar.
Ceremonia ka nisur me heroin Francez të notit, Leon Marchand – fitues i katër medaljeve në këtë Olimpiadë – i cili e ka bartur flakën olimpike prej qendrës së Parisit për në stadium.
Mbyllja e këtyre Lojërave e nis numërimin mbrapsht për organizim të Olimpiadës së radhës pas katër vjetëve në Llos Angjelles.
Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme.
Për dallim prej ceremonisë hapëse, ditë me shi në Lumin Sena, ceremonia mbyllëse ka nisur pas perëndimit të diellit në kryeqytetin francez.
Shtetet e Bashkuara kryesojnë për medaljet e fituara në këtë Olimpiadë, 40 të arta dhe 126 në total.
Kina është e dyta, me 91 të tilla.
Kosova është përfaqësuar në këtë Olimpiadë me 9 sportistë dhe ka siguruar dy medalje olimpike.
Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa xhuditja tjetër, Laura Fazliu të bronztë.
Në total, Kosova gëzon pesë medalje olimpike prej pjesëmarrjeve në tri Olimpiada. /REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.