Një helikopter u rrëzua mbi çatinë e një hoteli bregdetar në Cairns të Australisë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe zjarr.
Autoritetet vendase bënë të ditur se piloti ishte i vetmi pasagjer në helikopter. Sipas tyre qindra qytetarë dhe stafi i hotelit luksoz DoubleTree by Hilton, u evakuuan, pasi helikopteri u rrëzua në ndërtesën pranë Cairns Esplanade, një shëtitore ujore e popullarizuar nga udhëtarët në qytetin verior të Queensland.
Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes
Policia ka rrethuar zonën në brezin turistik të frekuentuar dhe kompania charter Nautilus Aviation tha se po punonte me zyrtarët ndërsa ata hetonin “përdorimin e paautorizuar” të një prej avionëve të kompanisë.
Dëshmitarët treguan për CNN momentet e tmerrit, teska panë helikopterin të rrëzohej mbi ndërtesë.
Helikopteri përplaset në çatinë e një hoteli, vdes
“Helikopteri kishte kaluar mbi pemë dhe një ndërtesë tjetër më të lartë përpara se të godiste çatinë e hotelit shtatëkatësh”, tha një nga dëshmitaret.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.