×
  • Sport
  • Sport

    Tjetër rekord nga Ronaldo, askush më parë si ai në histori falë golit në Superkupë

    Reporteri
    15 Gusht 2024 | 8:16

    Al Nasr ka arritur finalen e Superkupës të Arabisë Saudite duke mundur me shifrat 2-0 Al Tauon, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo, i cili vendosi edhe rekordin e radhës të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

    Fillimisht ai dha asistin për golin e avantazhit të ekipit të tij, ndërsa më pas, shënoi vetë golin e rezultatin 2-0 që hipotekoi vendin në finalen përballë Al Hilal.

    Ky gol ishte me të vërtetë i veçantë, pasi ylli portugez u bë kësisoj lojtari i parë në histori i cili shënon për sezonin e 23-të radhazi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!