×
  • Lajme
  • Botë

    Aktivistët e klimës paralizojnë aeroportet në Gjermani

    Reporteri
    15 Gusht 2024 | 10:10

    Aktivistët e “Brezi i fundit” kanë penguar masivisht trafikun ajror në Gjermani të enjten në mëngjes. Në aeroportet Köln-Bonn, Berlin dhe Nuremberg u ndërprenë përkohësisht fluturimet.

    Vetë organizata aktivistes e klimës, “Brezi i fundit” bëri të ditur, se nga dy aktivistë të saj kanë depërtuar në aeroporte brenda territorit të fluturimit të avionëve. Edhe në aeroportin e Shtugartit është përgatitur një aksion proteste. Sipas organizatës bëhet fjalë për një “rezistencë paqësore”, dhe se nuk janë prekur pistat e ngritjes dhe zbritjes së avionëve, por anëtarët e saj janë ngjitur në pista të tjera ku lëvizin avionët.

    Një zëdhënës i aeroportit Köln-Bonn tha, se disa persona ishin futur në territorin e aeroportit ku kryhen fluturimet. Policia federale bëri fjalë për tre persona, që kishin depërtuar në aeroport. Sipas të dhënave të policisë ishte prerë një gardh rrethues i aeroportit.

    Kurse puna në aeroportin BER në Berlin ka rifilluar, bëri të ditur radioja rbb. Protestuesit janë larguar nga territori i aeroportit dhe janë ndaluar përkohësisht nga policia. Ata duhet të llogarisin me padi për prishje të rendit publik, dëmtime dhe ndërhyrje e rrezikshme në trafikun ajror.

    Së fundmi ka pasur disa protesta të “Brezit të fundit” në aeroportet gjermane, edhe në Frankfurt mbi Main, Lajpcig, Dortmund. Protesta e aktivistëve të klimës drejtohet kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile. Ata kërkojnë kthesën nga burimet fosile deri në vitin 2030./DW

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!