×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet serbe në zonën e Rahovecit, askush i dënuar

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:25

    Në njërën anë të një pllake përkujtimore janë emrat e të vrarëve. E në anën tjetër janë vendosur emrat e të zhdukurve.

    Bile të zhdukurit janë plagë edhe më e thellë për banorët e Krushës së Vogël.

    Në memoriet e njerëzve por edhe rrugëve të kësaj ane është ende e freskët maltretimi dhe vrasjet e civilëve shqiptare të bërë nga paramilitarët serb.

    E banorët këtu thonë se e din kush i kreu krimet mbi ta.

    Këtë e tregon edhe Shpresa Shehu, e cila pa fqinjët e saj serb teksa jepnin urdhra të vriteshin të afërmit e saj.

    Shehu që tani është edhe përfaqësuese e banorëve te Krushës së Vogël, ka bërë thirrje që emrat qe i përmendi të dënohen nga drejtësia.

    E vrasje u kryen edhe në Krushën e Rahovecit.

    Madje për serbët që dyshohet se bënë krime makabre ndaj popullsisë civile, dikush ishte edhe dëshmitar në Gjykatën e Prizrenit.

    Në kujtesën e Milazim Durakut janë ende sekuencat kur fqinjët e tij serb kishin filluar të largonin shqiptarët nga fshati.

    Ndërkohë, drejtësia kosovare ende nuk dënuar askënd për këto krime.

    Nga të gjithë të përmendurit nga banorët e Krushës është duke u gjykuar vetëm Darko Tashiq.

    Në këtë territor të Kosovës me datë 25,26 mars të 1999, pas bombardimeve te NATO-s u bë krimi makabër ndaj popullsisë civile shqiptare. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!