×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas përleshjes Abazi-Molliqaj

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 23:28

    Pas përplasjes fizike mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt, Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin ngjarjes.


    Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni Pressing, pasi Haki Abazi i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.

    Pas një debati me polemika të ashpra në Pressing mes Molliqajt e Abazit, kjo raportohet të ketë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

    Haki Abazi ka thënë se duke dalë nga studio është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

    Këtë e ka mohuar kandidati i PSD’së për deputet.

    Policia e Kosovës ka arritur në objektin ku mbahet emisioni Pressing, raporton Gazeta Express nga vendi i ngjarjes.

    Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

    Abazi ka thënë se Molliqaj e ka sulmuar bashkë me një shoqërues të tij, derisa Dardan Molliqaj ka mohuar përmes një shkrimi në Facebook se ka pasur rrahje.

    Ai ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!