×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi i Ronaldos mundet thellë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite

    Reporteri
    17 Gusht 2024 | 20:30

    Al Hilal ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite, pasi mposhti thellë në finale Al Nassr e Cristiano Ronaldos.

    Edhe pse portugezi zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Al Nassr në avantazh në fund të pjesës së parë, goli i tij nuk mjaftoi.

    Me fillimin e pjesës së dytë, rezultati u përmbys. Në minutën e 55-të, Milinkovic Savic barazoi sfidën.

    Më pas, dopieta e Aleksandar Mitrovic dhe goli i Malcom, vulosën sfidën në shifrat 1-4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!