×
  • Sport
  • Sport

    “Mirë se vini në tokën e piratit”, Vedat Muriqi reagon pas golit të shënuar ndaj Realit

    Reporteri
    19 Gusht 2024 | 17:05

    Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar mbrëmë gol ndaj Real Madridit, në ndeshjen hapëse të Mallorcas për sezonin e ri.

    Muriqi ia siguroi një pikë skuadrës së tij, e cila po pësonte 1-0 nga yjet e Real Madridit, duke shënuar në portën e Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme me kokë në minutën e 53-të.

    Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, derisa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Vedat Muriqi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

    “Sezoni i ri ka nisur. Mirë se vini në tokën e piratit”, shkruan në postimin e sulmuesit kosovar.

    Muriqi e kompletoi tërë ndeshjen ndaj Realit, madje qe edhe arsyeja pse Ferland Mendy u ndëshkua me të kuq, pikërisht për një ndërhyrje në Muriqin, në minutën e fundit të ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!