Xherdan Shaqiri u prezantua para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma.
“Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri.
Ai ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Baselit.
“Pritja këtu ishte shumë e veçantë për mua. Mezi po pres të shoh të gjithë përsëri. Do të provoj të ndihmoj ekipin që nga dita e parë. Nuk jam më 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Kam mentalitetin e një fituesi. Ndeshja ime e fundit ishte ndaj Anglisë. Ende nuk jam në 100%, por do të provoj të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha Shaqiri.
Shaqiri e shkëputi kontratën me Chicago Fire dhe u rikthye te Baseli pas 12 vitesh.
Shaqiri e kishte nisur karrierën e tij pikërisht te Baseli në vitin 2007.
Në vitin 2012, u largua nga Baseli për te Bayerni. Ai po ashtu luajti te Interi, derisa më vonë edhe te Stoke City, Liverpool e Lyon.
Shaqiri do të jetë pjesë e stërvitjeve të Baselit që nga e marta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.