×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina thotë se goditi sistemin raketor S-300 në Rostov të Rusisë

    Reporteri
    21 Gusht 2024 | 9:35

    Ushtria e Ukrainës tha të mërkurën se goditi një sistem raketash anti-ajrore S-300 me bazë në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë gjatë natës.

    Shtabi i Përgjithshëm i Kievit tha se sulmi ndodhi pranë vendbanimit Novoshakhtinsk dhe se S-300 ishin përdorur për të sulmuar infrastrukturën civile në Ukrainë.

    “Shpërthime janë vërejtur në pika të caktuara të synimeve”, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë, raporton Reuters.

    “Saktësia e goditjes po vlerësohet”, u tha tutje.

    Guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev, tha se forcat e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar një raketë të lëshuar nga Ukraina mbi rajonin e tij, por ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi incidentin në deklaratën e saj të përditshme mbi armët ajrore të shkatërruara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!