×
  • Sport
  • Sport

    Sot dy ndeshje tejet interesante në Superligë, nisin në këtë orë

    Reporteri
    24 Gusht 2024 | 8:48

    Sot nis xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.

    Ferizaj, i cili ka befasuar për mirë në këtë start me një fitore dhe një barazim do të ketë punë me skuadrën e Prishtinës.

    Llapi, që gjithashtu ka katër pikë në dy xhirot e para do ta presë në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Malishevës.

    Nesër luhen edhe dy ndeshje tjera, kurse përballja mes Dritës dhe Suharekës është shtyrë për shkak të angazhimeve të gjilanasve në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
    Kujtojmë se gjithashtu është ndryshuar ora e fillimit të ndeshjeve, teksa tani duelet e Superligës nisin nga ora 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!