×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo do të shpërblehet me çmim të veçantë nga UEFA

    Reporteri
    27 Gusht 2024 | 18:55

    Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

    Këtë e vërtetojnë edhe statistikat që ai bart në emrin e tij, duke qenë golashënuesi më i mirë i garës më prestigjioze për klube në botë.

    E për këtë arritje, UEFA ka vendosur që ta shpërblejë sulmuesin portugez, duke i dhuruar një çmim të veçantë.

    Ronaldo do ta pranojë këtë çmim të enjten, ditën kur do të hedhet shorti për Ligën e Kampionëve.

    Cristiano Ronaldo ka 140 gola në 183 ndeshje në këtë kompeticion, duke luajtur për Sportingun e Lisbonës, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

    Ronaldo po ashtu është pesë herë fitues i këtij kompeticioni. Katër i ka me Real Madridin, një me Manchester United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!