×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama mbledh sot në Dajt qeverinë

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 9:05

    Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e mbledhjeve in-formale të qeverisë pas pushimeve të verës.

    Sot i gjithë kabineti qeverisës do të mblidhet në një takim të formatit re-treart në Dajt.

    Takimit do t’i bashkohen edhe drejtues të organeve të varësisë përfshi kryesinë e grupit parlamentar socialist.

    Top Channel raporton se nuk përjashtohet mundësia edhe e pjesëmarrjes të kryebashkiakëve të vendit të cilëve qeveria i ka angazhuar në procesin e identifikimin të objekteve ende të palegalizuara.

    Ky takim synon analizimin e asaj çfarë qeveria ka prodhuar deri më tani, objektivat për muajt në vazhdim, duke marrë në konsideratë, faktin se shumica socialiste po shkon drejt vitit zgjedhor dhe i ka vendosur vetes objektivin e fitores të një mandati të katër qeverisës.

    Një pjesë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe analizimi realizimit apo jo të objektivave të vendosura në mbledhjen e fundit të këtij lloj formati në Durrës.

    Nga ana tjetër pritet edhe një tjetër zhvillim brenda PS.

    Pas zgjedhjes nga kongresi, me 8 Shtator në Durrës pritet të mblidhet Asambleja e re e cila do të zgjedhë edhe sekretariatin e ri drejtues të PS, një organizëm i rëndësishëm i kësaj force politike.

    Pritet me interes nëse kryesocialisti Rama do ta përdor mbledhjen e kësaj asambleje për ndryshime të disa drejtuesve politik aktual në 12 qarqet e vendin, në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!