×
  • Lajme
  • Shqipëria

    40 shqiptarë të burgosur në Torino vjedhin çelësat e çelive dhe sulmojnë një maroken, ua kishte plagosur shokun

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 11:03

    Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në burgun e Torinos, ku disa shqiptarë të burgosur aty janë hakmarr për shokun e tyre që ishte plagosur nga marokenët.

    Në Lorusso dhe Cutugno vazhdon një grindje e përgjakshme midis të burgosurve marokenë dhe shqiptarë, shkruan La Repubblica, përcjell Reporteri.net.

    Të enjten një maroken kishte prerë në fytyrë një të burgosur shqiptar, e që gjatë ditës së djeshme ndodhi hakmarrja.

    40 shqiptarë të burgosur në pavijonin B, duke përfituar nga ndërrimi i turnit të policisë së burgjeve, thyen portat dhe arritën në katin e tretë.

    Sipas medias italiane, ata thyen dyert, sulmuan oficerët dhe vodhën çelësat e çelive për të kryer hakmarrjen.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!