×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Korçë: Një burrë dyshohet se ia vuri flakën me benzinë ish-bashkëshortes

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 12:57

    Në një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës këtë të shtune. Një burrë dyshohet se e ka sulmuar ish-gruan e tij duke e lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën.

    Ngjarja ndodhi këtë të shtunë pranë banesës me qira të Melisa Trëndafilit, e cila sipas Topchannel ishte në proces divorci me ish-bashkëshortin e saj.

    Sipas TopChannel, viktima është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili ka braktisur vendin e ngjarjes pas aktit të dhunshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!