×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po shkonin për të shuar zjarret, lëndohen gjashtë ushtarë në një aksident në Shqipëri

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 9:17

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

    Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot. Për pasojë janë lënduar 6 ushtarakë, të cilët aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, raportojnë mediat në Shqipëri.

    Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

    Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!