×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të FSK-së zhvillojnë një vizitë në Shqipëri

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 15:01

    Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan një vizitë njohëse në mjediset e Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

    Përmes një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ishte fokusi kryesor i takimit me të dyja palëve, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan një vizitë njohëse në mjediset e Komandës Mbështetëse. Delegacioni i kryesuar nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK, gjeneral brigade Naim Haziri u prit nga zv.komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëlqim Çela dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ishte fokusi kryesor i takimit mes palëve. Vijimi i angazhimit në stërvitjet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e arsimimit, kualifikimit institucional e profesional dhe menaxhimi i aseteve njerëzore për të qenë në krah të njëri-tjetrit në operacione të përbashkëta në interes të sigurisë rajonale, ishin gjithashtu pika të rëndësishme të takimit”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Tutje, thuhet se fokusi zhvendoset në terren për zbatimin e projekteve në dobi të bashkëpunimit për sigurinë e dy vendeve dhe më gjerë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!