Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.
Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.
Teksa publikon në “Facebook” disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.
“Bo bo bo! ?? Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! ? Shiko tabelën! Sot notën 4❌, nesër qytetar model!”, ka shkruar Veliaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.