Kombëtarja e Zvicrës sonte luan ndeshjen e parë në UEFA Nations League sezoni i ri 2024/25 dhe si kundërshtar do ta ketë Danimarkën.
Murat Yakin, trajneri i “helvetikëve” u paraqit dje në konferencë për media dhe mori një pyetje në lidhje me penalltitë.
Yakin tha se Granit Xhaka është ai që vendos se kush do ta gjuajë penalltinë, duke ia lënë të gjitha meritat kapitenit.
“Vendos kapiteni në fund. Nëse nuk ndihet mirë për ta goditur vetë, ai mund të zgjedhë dikë tjetër. Kemi disa lojtarë që mund të gjuajnë, por prapë në fund vendos kapiteni (Granit Xhaka)”, u shpreh Murat Yakin
Kujtojmë se së fundi, Granit Xhaka u nominua për çmimin më të vlefshëm individual, Ballon d’Or.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.