×
  • Lajme
  • Botë

    17 nxënës të vrarë nga zjarri në një shkollë në Kenia, shumë të tjerë të lënduar

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 10:03

    Policia ka bërë të ditur se së paku 17 nxënës kanë mbetur të vdekur nga një zjarr që ka përfshirë një shkollë në Keninë Qendrore, raporton BBC, përcjell Reporteri.

    Ekziston frika që numri i viktimave të rritet pasi që shumë nxënës të tjerë janë dërguar në spital. Ata kanë lëndime dhe djegie të ashpra.

    Ende nuk dihet për shkakun e zjarrit. Policia ka bërë të ditur se një ekip hetuesish janë dërguar në vendin e ngjarjes, në shkollën fillore Hillside Endarasha në Nyeri.

    Presidenti Wiliam Ruto e ka quajtur zjarrin “të tmerrshëm” dhe “shkatërrues” duke urdhëruar hetimin e menjëhershëm të rastit.

    “Ata që janë përgjegjës do të japin llogari”, ka thënë Ruto.

    Ndërkaq, zëdhënësja e policisë, Resila Onyango, ka thënë për AFP-në se trupat e pajetë ishin “djegur deri në atë shkallë saqë më nuk njiheshin”.

    “Trupa të tjerë të pajetë pritet të nxirren kur skena të merret në tërësi nën kontroll”, ka shtuar ajo.

    Zjarre janë të shpeshta në shkollat me konvikte në Keni. Më 2017, 10 nxënëse vdiqën si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme në një shkollë vajzash në kryeqytetin Nairobi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!