Një zjarr përfshiu spitalin Badim në Rio de Janeiro një ditë më parë, duke shënuar fillimisht 9 viktima, por së fundmi raportohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 11.
Zjarri ra në një nga dy zonat e spitalit Badim, një strukturë private në lagjen e Tijuca, në zonën veriore të Rio, ku ishin shtruar rreth njëqind pacientë.
Në një deklaratë për shtyp, përgjegjësit e spitalit kanë informuar që zjarri ra për shkak të një qarku të shkurtër në një gjenerator elektrik në godinën e vjetër, e ndërtuar 19 vjet më parë dhe tymi me shpejtësi mbuloi të gjithë ndërtesën.
Pacientët u evakuuan në godinën e dytë të spitalit, e inauguruar vitin e kaluar, thuhet në njoftim. Sipas zjarrfikësve, zjarri ra mbrëmjen e kaluar, por ende nuk është bërë një kontroll i detajuar i vendit të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.