Një 46-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor këtë mëngjes në Kukës.
Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, 46 vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të plagëve të rënda, 46-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë që e plagosur mbeti vajza e tij e mitur, që udhëtonte me të në automjet. Nuk dihet çfarë shkaktoi aksidentit tragjik, ndërkohë që pritet zbardhja e aksidentit nga grupi hetimor./Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.