Personi që i vuri flakën maratonistes olimpike, Rebecca Cheptegei të dielën e kaluar, ka vdekur nga lëndimet që mori gjatë sulmit fatal ndaj atletes nga Uganda.
Cheptegei, 33-vjeçare, pësoi dështim të shumëfishtë të organeve javën e kaluar dhe ndërroi jetë tragjikisht në një spital në Eldoret, Kenia, disa ditë pasi pësoi 80 për qind djegie kur ish i dashuri Dikson Ndiema i hodhi benzinë dhe i vuri flakën mes një debati të ashpër.
Ndiema gjithashtu mori djegie të konsiderueshme dhe u dërgua me urgjencë në të njëjtin spital, ku policia keniane tha se ai do të arrestohej pasi të ishte shëruar nga lëndimet e tij. Por zyrtarët në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi konfirmuan këtë mëngjes se Ndiema vdiq gjithashtu.
“Dickson Ndiema Marangach ka vdekur nga 30 për qind djegie që pësoi kur i vuri flakën të dashurës së tij Rebecca Cheptegei javën e kaluar”, thuhet në deklaratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.