Ndonëse nuk ishin takuar asnjëherë më parë më njëri-tjetrin përpara debatit presidencial, Donald Trump pati një tjetër shtrëngim duarsh brenda pak orësh me kandidaten demokrate Kamala Harris.
Këtë herë, dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë u takuan në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në Nju York në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, teksa Trump shoqërohej nga kandidati i tij për zv.president J.D. Vance.
Më herët gjatë ditës, Trump dhe Harris u përballën në një debat të ashpër televiziv përpara zgjedhjeve, që për shumë media tregoi një epërsi të kandidates demokrate karshi manjatit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.