×
  • Lajme
  • Botë

    1 mijë fëmijë të vrarë në Siri, njihuni me raportin alarmues

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 21:14

    UNICEF ka publikuar një raport me shifra shumë alarmuese të fëmijëve të vrarë në Siri.

    Në Siri, vetëm në vitin 2018, mbi 1 mijë fëmijë kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve. Numri i fëmijëve të vrarë është numri më i lartë që nga fillimi i luftës, në vitin 2011.

    “Këto janë vetëm shifrat që OKB, ka qenë në gjendje t’i verifikojë, por shifrat reale me shumë siguri janë disa herë më të larta”, bën me dije drejtori i UNICEF, Henrietta Fore.

    UNICEF kërkon nga shtetet anëtare që të marrin përgjegjësinë për fëmijët në territorin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!