Balansi delikat midis ringjalljes së ekonomisë dhe shmangies së një vale të dytë koronavirusi është i përhapur gjithandej globi, teksa gjetja e një qasjeje të duhur midis lehtësimit dhe kufizimeve po del të jetë problematik për shumë shtete. Të paktën 11 prej tyre kanë rikthyer disa apo të gjitha kufizimet, për ta parandaluar një valë të dytë vdekjeprurëse, pasi që numri i rasteve filloi të rritej.
Japonia, Kina, Korea e Jugut, Libani, Gjermania, Irani, Arabia Saudite, El Salvadori, Iraku, Sri Lanka dhe Pakistani janë detyruar t’i rikthejnë karantinat lokale apo mbylljet e përhapura, shkruan “The Telegraph”, transmeton KOHA.
Dr. Hans Kluge, drejtor për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i ka paralajmëruar shtetet evropiane që të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infektimeve, duke thënë se tani është “koha për përgatitje, e jo kremtë”.
Japonia ishte shteti i parë që u përball me një valë të dytë, pas heqjes së kufizimeve kah mesi i marsit. Prej 12 prillit, shteti shpalli për së dyti gjendjen e emergjencës, duke vendosur për mbylljen e shkollave, ndaljen e tubimeve të mëdha dhe rekomandimin e njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.