×
  • Lajme
  • Botë

    18-vjeçari tenton të arratiset nga tavani gjatë seancës gjyqësore

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 22:45

    I rrethuar me policë, një 18-vjeçar rus ka tentuar të arratiset gjatë seancës gjyqësore nga tavani i gjykatës.


    I riu akuzohet se vrau të motrën e tij. Ndërsa, kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë.Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri ia kapi këmbët.

    Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi. Videoja është publikuar në mediat në Rusi, ndërsa nuk dihet ende kush e ka filmuar momentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!