×
  • Lajme
  • Botë

    19 studentë vrasin veten, ranë nga provimi

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 15:49

    Nëntëmbëdhjetë studentë kanë bërë vetëvrasje. Kjo pasi që dolën rezultatet e testeve të prillit në shtetin e Indisë, shkruan CNN.


    Qindra prindër kanë protestuar evaluimin e këtyre provimeve, që kanë rezultuar me nota të gabueshme për studentët. Këto provime të studentëve në klasën e 12-të janë shumë të rëndësishme për pranimet në universitete.

    Disa studentë kanë thënë që ata kanë qenë prezent në provim por aty ju është shkruar që kanë munguar gabimisht. Dhe në këtë mënyrë ata kanë marrë zero pikë.

    Prindërit kanë fajësuar departamentin për edukim të ulët në Indi, si dhe qeverinë e shtetit të Telaganës.

    Departamenti kishte kontraktuar një firmë nga jashtë që të i evaluonte provimet. Firma Globarena, nuk ka pranuar të u përgjigjet pyetjeve rreth kësaj çështje.

    Ekspertët kanë kritikuar sistemin edukativ të Indisë. Ata thonë që studentët janë në presion të vazhdueshëm për mbërritjen e normave për pranime në universitete.

    Qindra të rijnë indian vrasin vetën çdo vit. Vetëm në vitin 2015 kishte 9 mijë vetëvrasje në këtë shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!