×
  • Lajme
  • Botë

    3-vjeçari i zhdukur pas masakrës në Zelandë, është gjetur i vdekur

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 11:32

    Tre vjeçari, Mucad Ibrahim u raportua dje si i zhdukur nga familja e tij. Ai ishte në xhaminë, ku ndodhi masakra e tmerrshme ku mbetën të vdekur 50 persona.

    Vëllai i Mucadas, Abdi ka konfirmuar që vëllai i tij i vogël ka vdekur deri sa po tentonte të ikte nga terroristët.

    Mucada kishte shkuar bashkë me babin dhe vëllain e tij për t’i ndjekur lutjet e së premtes.

    Besohet se në kohën e sulmit, Mucada kishte vrapuar në drejtim të personave të armatosur.

    Një mik i familjes konfirmoi që tre vjeçari kishte vdekur në krahët e babit të tij mbrëmë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!