×
  • Lajme
  • Botë

    99.99% e koreanëve votuan në zgjedhje

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 11:56

    Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Korenë Veriore, të mbajtura të dielën, ka qenë 99.99 për qind, kanë raportuar të hënën mediet verikoreane.

    “Sivjet, pjesëmarrja ka qenë gati 100 për qind, pasi që vetëm verikoreanët që punojnë jashtë nuk e kanë hedhur votën”, shkruan agjencia e lajmeve KCNA, transmetojnë mediet ndërkombëtare.

    Në zgjedhjet e mëparshme të 2014-tës, pjesëmarrja e votuesve kishte qenë 99.97 për qind, ka shkruar në vazhdim kjo agjenci shtetërore.

    Partia e liderit Kim Jong un, Partia Punëtore, është e vetmja parti në pushtet në Korenë Veriore.

    Zgjedhjet mbahen për çdo pesë vjet, derisa në to votohet për anëtarët e parlamentit, të propozuar paraprakisht. Nëpër fletëvotime ndodhet vetëm një emër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!