×
  • Lajme
  • Botë

    A po dështon Brexit’i, 5 milionë britanikë nënshkruajnë peticionin kundër daljes nga BE

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 23:56

    Peticioni për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE arrin 5 milion nënshkrime.

    Një peticion online i cili i bënë thirrje qeverisë që të hiqet neni 50 dhe të anulohet Brexit (dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian) ka arritur më shumë se 5 milion nënshkrime, raporton gazeta britanike Indipendent, përcjell reporteri.net

    Peticioni i cili ka nisur në fund të shkurtit, është bërë peticioni më i famshëm ndonjëherë në ëebsite-in e parlametit të këtij shteti pasi arriti t’i marr më shumë se 4 milion nënshkrime të shtunën.

    Afërsisht 2 mijë njerëz kanë nënshkruar këtë peticion cdo miunut.

    Sipas Indipendent, pasiqë peticioni ka tërhequr shumë vëmendje, ka dy anë të medialjes, teori konspirative të cilat qarkullojnë. E para thotë se ka nënshkrime fallso në peticion, ndërsa e dyta thotë se problemet teknike në sajtin e parlamentit kanë qenë të qëllimshe që të mundësojnë edhe më shumë nënshkrime.

    Por, në një tëeet, Komisioni i Peticioneve ka sqaruar se 96% e nënshkrimeve janë nga

    Britania e Madhe. Ata kanë shtuar se nënshkrimet janë të vlefshme derisa ‘secili që është banor i Britanisë së Madhe mund të nënshkruaj. Kjo përfshinë edhe qytetarët me nënshktetësi britanike që jetojnë nëpër botë’.

    Britanikët po kërkojnë që të mbahet një referendum i dytë, ku edhe do të merrej vendimi final, nëse Britania duhet të dal, apo të vazhdojë të qëndroj në Bashkimin Evropian. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!