×
  • Lajme
  • Botë

    Adoleshentët po paguhen nga mbështetësit e Trump: Statuset dhe komentet që ngjallin dyshime

    Reporteri
    16 Shtator 2020 | 18:55

    Mesazhe që përmbajnë keqinformim kanë dalë muajt e fundit në rrjetet sociale nga llogaritë e të rinjve në Arizona, të cilët pretendojnë se shprehin pikëpamjet e tyre duke i bërë jehonë fjalimeve të fushatës së Presidentit Donald Trump.


    Larg nga përfaqësimi i një fushe të mirëfilltë, postimet në rrjetet sociale janë produkt i një fushate të gjerë, por sekrete që ekspertët thonë se shmang kufijtë e vendosura nga kompanitë e rrjeteve sociale për të kufizuar keqinformimin në internet.

    Kjo përpjekje ka gjeneruar mijëra postime këtë verë në Twitter Facebook dhe Instagram.

    Një koment në Facebook argumentoi se fletëvotimet me postë “do të çojnë zgjedhjet në mashtrim”, ndërsa një koment në Instagram shtoi pretendimin se “28 milion fletë votimi u zhdukën në zgjedhjet e kaluara”.

    Një tjetër postim në Twitter pretendon se numri i të infektuarve me Covid-19 është fryrë qëllimisht, ndërkohë që shton se është e vështirë të dish se çfarë të besosh.

    Sipas një investigimi nga “The Washington Post” dhe vlerësimit të një spcialisti të pavarur në shkencën e të dhënave, afërsisht 4.500 Twitts janë me përmbajtje të njëjtë dhe ky fakt që ka ngjallur dyshime.

    Pretendohet se adoleshentët, disa prej tyre të mitur, po paguhen për të nxjerrë mesazhet.

    “Kjo fushatë duket si diçka robotike dhe postohet vazhdimisht në rrjetet sociale”, thuhet në shrimin e “Washington Post”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!