×
  • Lajme
  • Botë

    Adoleshentja në Alaskë vret shoqen e ngushtë për 9 milionë dollarë

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 19:04

    Një adoleshente nga Alaska u vra nga shoqja e ngushtë për 9 milionë dollarë.


    Cynthia Hoffman, 19 vjeçe, u gjet e vdekur në një zonë rurale me plagë në qafë të shkaktuara nga një armë zjarri dhe e lidhur me shirit kasetash pranë një kanali.

    Shoqja e saj e ngushtë, Denali Brehmer, 18 vjeçe dhe katër adoleshentë të tjerë u arrestuan për vrasjen e saj këtë muaj. Hetuesit besojnë se Darin Schilmiller që pozon si milioner në rrjete sociale nxiti vrasjen.

    Ai kontaktoi me Denalin dhe i ofroi 9 milionë dollarë për përdhunimin dhe vrasjen e dikujt në Alaska, thuhet në dokumentet e gjykatës të siguruara nga “Anchorage Daily News”.

    Denali duhet t’i dërgonte fotografi dhe video të vrasjes për të marrë shumën e ofruar. Adoleshentja pranoi dhe kërkoi bashkëpunimin e katër shokëve, në mënyrë që t’i ndanin paratë bashkë.

    Policia dhe gjykata po vijojnë me hetimet që të zbardhin tërësisht ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!