×
  • Lajme
  • Botë

    Aeroplani i pari amerikan me shpejtësi më të madhe se zëri

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 8:23

    Më 14 tetor të vitit 1947, një aeroplani amerikan ishte i pari që fluturoi me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit. Ky avion u quajt X-One.


    Avioni eksperimental ishte projektuar në mënyrë të tillë, që të mund të parandalonte shtjellën e ajrit që përplaset në sipërfaqen e aeroplanit me shpejtësinë e zërit.

    Fluturimin e parë me avionin e kreu piloti i forcave ajrore Charles Yeager, i njohur me pseudonimin ”Chuck”.

    Avioni X-One kishte formën e një plumbi, me krahë të shkurtër, dhe atë e lëshuan nga trupi i një bombardieri të modifikuar të Luftës së Dytë Botërore.

    Kapiteni Yeager i ndezi të 4 motorët e raketës dhe kreu fluturimin me shpejtësinë e zërit, duke përshkruar distancën 10 mijë e 500 metra me një shpejtësi rekord prej 1 mijë e 56 kilometrash në orë.

    Aeroplani i Chuch Yegar-it ndodhet në Muzeumin Kombëtar të Hapësirës në Washington. /kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!