×
  • Lajme
  • Botë

    Afera e spiunazhit – Kroacia përgjon zyrtarët sllovenë për çështjen e kufirit

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:41

    Kryeministri slloven Marjan Sharec ka thirrur sot seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Slloven të Sigurisë Kombëtare për shkak të operimit të SOA kroate në Slloveni.


    Ambasadori kroat u ftua për bisedime në Ministrinë e Jashtme sllovene dhe ambasadorja sllovene u tërhoq për konsultime në Lubjanë, transmeton agjencia slloven e lajmeve STA.

    Pasi kryeministri Sharec më parë deklaroi se ishte i brengosur për sjelljen kroate, pasi dyshohet se shërbimi i inteligjencës kroate SOA po përgjonte ish-arbitrin slloven në procedurën e arbitrazhit për kufirin Jernej Sekolec dhe zyrtaren sllovene Simona Drenik për të diskredituar procesin e arbitrazhit, tregimi u përshkallëzua më tej me pohimet e TV POP se Ivan Tolj, ndërmjetësi i qeverisë kroate, u përpoq të ndalonte transmetimin e raportit të përgjimit, transmeton KosovaPress.

    Për këtë arsye, Partia Socialdemokrate, një nga anëtarët e koalicionit qeverisës, kërkoi një seancë urgjente të Këshillit Slloven të Sigurisë Kombëtare, të cilin Sharec e respektoi, transmeton Hina.

    Në lidhje me “skandalin e spiunazhit” ambasadori kroat në Slloveni Boris Grgiq u ftua në Ministrinë sllovene të Punëve të Jashtme, dhe ambasadorja sllovene në Zagreb, Smiljana Knez, u tërhoq për konsultime në Lubjanë.

    Në kabinetin e Marjan Sharec thonë se kryeministri është “i shqetësuar në lidhje me përpjekjet për të ndikuar mbi përfaqësuesit kroatë në raportimin e POP TV mbi funksionimin e shërbimit kroat të inteligjencës” dhe se ato janë “akuza serioze” që kërkojnë “sqarime adekuate”.

    Këto presione në media janë “të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë”, tha kabineti i Sharec.

    Të hënën, stacioni televiziv POP publikoi një filmim që sipas pretendimeve dëshmon se Ivan Tolj, përfaqësues i Kroacisë, u përpoq të ndalonte botimin e stories për përfshirjen e zyrtarëve kroatë të inteligjencës në përgjimin e fshehtë të zyrtarëve dhe gjyqtarëve sllovenë, në mënyrë që të kompromentojë procedurat e arbitrazhit dhe më vonë vendimin, të cilin Kroacia nuk dëshiron ta pranojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!