×
  • Lajme
  • Botë

    Afera e spiunazhit “Pegasus”, a janë të sigurt nga përgjimi telefonat “iPhone”?

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 19:58
    Apple - Projekti Pegasus - Reporteri

    Prodhuesi i iPhone thotë se është në hap me aplikacionet dashakeqëse përgjuese, por projekti Pegasus paraqet një pamje shqetësuese. Është një nga betejat teknologjike e shekullit 21 në të cilin secili përdorues i telefonave ka diçka për të humbur.


    Në një anë, kompania Apple, e cila ka më shumë se një miliard përdorues aktiv të iPhone në të gjithë botën. Në anën tjetër, kompani të tillë si NSO Group e Izraelit, duke zhvilluar një aplikacion spiunazhi të dizajnuar për mposhtur masat më të sofistikuara të sigurisë dhe privatësisë.

    Përderisa kompania Apple thotë se po ecën në hap me mjetet e mbikëqyrjes që përdoren për sulmuar telefonat – kompania mburret me krijimin e “platformës më të sigurt të konsumatorit në botë” – hulumtimi i ndërmarrë si pjesë e projektit Pegasus paraqet një pikturë më shqetësuese.

    Së paku ky është përfundimi i një hulumtimi të ri teknologjik i Amnesty International, i cili sugjeron se edhe iPhone më të përditësuar që përdorin sistemet operuese më të fundit janë penetruar nga aplikacioni i përgjimit Pegasus të kompanisë NSO Group.

    Kjo ka bërë që telefonët e disa njerëzve të shndërrohen në pajisje të përgjimit duke i dhënë qasje të plotë për tek numrat, mesazhet, fotove. Tek gjithçka, shkruan “The Guardian“.

    Zbulimi shpërfaq një problem që studiuesit e sigurisë kanë paralajmëruar për vite me radhë se pavarësisht reputacionit të krijimit siç shihet nga miliona përdorues të një produkti të sigurt, disa besojnë se kultura e mbyllur e Apple dhe frika e gazetarisë negative kanë dëmtuar aftësinë e saj për të ofruar siguri pë rata që targetohen nga qeveritë dhe kriminelët.

    “Krenaria e vet-siguruar e Apple është thjesht e pashembullt”, tha Patric Wardle, një ish punonjës i NSA-së dhe themelues i kompanisë së zhvilluesve të sigurisë “Objective-See”. “Ata në thelb besojnë se mënyra e tyre është mënyra më e mirë. Dhe thënë të drejtën…iPhone ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm”.

    “Por nëse flisni me një hulumtues të jashtëm të sigurisë, ata me gjasë nuk do të kenë shumë gjëra të mëdha për të thënë për Apple. Ndërsa nëse flisni me hulumtues të sigurisë që merren me, le të themi, Microsfotin, do të theksonin: Nëse lëmë me një anë egon tonë dhe në fund të fundit kuptojmë që hulumtuesit tonë po raportojnë cenueshmëri që në fund të ditës po japin përfitime për përdorusit tonë, sepse ne kemi mundësi t’i rregullojmë ata. Nuk medoj se Apple ka të njëjtën mendësi”.

    Afera e spiunazhit “Pegasus”, Snowden bën thirrje të ndalohet shitja e softwerëve të përgjimit

    Shqetësimi në lidhje me cenueshmërinë e pajisjeve mobile është një aspekt i theksuar nga projekti Pegasus, një hetim bashkëpunues i gazetarisë i koordinuar nga “Forbidden Stories”, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Me mbështetjen teknike të Amnesty International, projekti ka hetuar një listë të dhjetëra mijëra numrave të telefonit celular – të lidhur me aparate Apple dhe Android.

    Ndërsa ishte e mundur provimi i vetëm një pjesë të telefonave që u listuan për përgjime të mundshme, shkalla e asaj që duket të ketë qenë një bazen i të targetuarve, sugjeron që klientët e kompanisë më të sofistikuar spiunazhi në botë nuk janë penguar nga përparimet e sigurisë nga kompani të tilla si Apple.

    Shumica e ekspertëve pajtohen se cenueshmëria më e madhe e iPhone është gjithashtu një nga tiparet e tij më të popullarizuara të tij: iMessage, të cilën Apple në fillim të këtij viti tha se kishte kërkuar ta forconte.

    Një metodë që kompania ka përdorur për këtë çështje është krijimi i një veçorie të quajtur BlastDoor, e cila shfaq mesazhet e dyshuara para se ato të futen shumë thellë në një telefon.

    Por edhe këto përparime më të avancuara nuk i kanë mbajtur të sigurt përdoruesit e iPhone.

    “Ne kemi parë Pegasus të vendoset përmes iMessage kundër versionit më të fundit të Apple të iOS, kështu që është shumë e qartë që NSO mund të mposht BlastDoor”, tha Bill Marczak, një bashkëpunëtor në Citizen Lab, një njësi e analistëve të sigurisë kibernetike me bazë në Universitetin e Torontos.

    “Sigurisht, zhvillimi i veçorive të sigurisë është ende i rëndësishëm. Çdo masë e re rrit koston për të thyer/hakuar pajisjet, të cilat mund të tejkalojnë sulmuesit më pak të sofistikuar.”

    Claudio Guarnier, shefi i Laboratorit të Sigurisë së Amnetsy, tha se nuk ka “asnjë dyshim” që aplikacioni i përgjimit të NSO mund të infektojë versionin e fundit të iOS. Ndërsa Apple ka bërë një punë të madhe për të përmirësuar sigurinë, tha ai, është e natyrshme që kompania të mbes prapa qindra sulmuesve që janë “gjithnjë një hap përpara”.

    “Gjithmonë do të jetë dikush që është shumë i talentuar, i motivuar nga shpërblimi i lartë që fiton nga gjetja e këtyre çështjeve [të sigurisë], duke punuar në të gjitha mënyrat e mundshme për të anashkaluar dhe gjetur zgjidhje për këto zvogëlime,” tha Guarnieri.

    Partnerët në projektin Pegasus i drejtuan një seri pyetje Apple, shkruan Reporteri.net.

    Në një deklaratë, prodhuesi i iPhone tha se “Apple, pa dyshim, dënon sulmet kibernetike kundër gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe të tjerëve që synojnë ta bëjnë botën një vend më të mirë. Për më shumë se një dekadë, Apple ka udhëhequr industrinë në inovacionin e sigurisë dhe, si rezultat, studiuesit e sigurisë pajtohen se iPhone është pajisja mobile më e sigurt dhe më e siguruar në treg ”.

    Afera “Pegasus”/ India, Arabia Saudite, Hungaria e Azerbejxhani shfrytëzuan sistemin e spiunazhit të kompanisë izraelite

    Apple gjithashtu tha që siguria është një fushë dinamike dhe se BlastDoor e saj nuk ishte fundi i përpjekjeve të saj për ta siguruar iMessage.

    “Projekti Pegasus” është një hetim bashkëpunues gazetaresk ndaj NSO Group dhe klientëve të tij.

    Kompania shet teknologji të mbikëqyrjes së qeverive në të gjithë botën. Produkti i tij kryesor është Pegasus, softuer spiunimi që për synim ka iPhone dhe pajisjet Android.

    Hulumtimi është bërë nga 17 organizata globale të lajmeve – përfshirë “The Guardian” dhe “The Washington Post” – të cilët kanë bashkuar përpjekjet e tyre në një konsorcium të quajtur projekti Pegasus.

    VËMENDJE: Pjesë nga afera e spiunazhit ‘Pegasues’, të përkthyera në shqip nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, mund t’i gjeni KËTU… 

    /Përktheu dhe përshtati në shqip: Mirlind Behluli – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!