×
  • Lajme
  • Botë

    Afrika nis vaksinimi masiv përmes COVAX-it

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 9:39

    Vendet afrikane po nisin vaksinimin masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksina të siguruara përmes skemës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


    Bregu i Fildishtë është ndër të parët që përfiton nga COVAX dhe vaksinimi atje nisi të hënën.

    Gana po ashtu nis imunizimin këtë javë. Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u bë i pari në vend që mori vaksinën të hënën.

    Ai iu bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe të mos besojnë në teoritë e konspiracionit që hedhin dyshime mbi programin.

    Mbi 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca pritet të shpërndahen të martën në të gjithë Ganën.

    “Është e rëndësishme që unë të jap shembullin që kjo vaksinë është e sigurt, duke qenë i pari që e marr atë”, tha presidenti i Ganës, Akufo-Addo.

    Nigeria po ashtu pritet të marrë katër miliona vaksina këtë javë. Programi COVAX synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet më të varfra të botës.

    Nisma drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe gjithashtu përfshin Aleancën Globale të Vaksinave dhe Koalicionin për Inovacione në Gatishmërinë Epidemike.

    Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kjo javë është “vetëm fillimi”./ REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!