×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 21:48

    Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.


    Si pasojë e përplasjes së një furgoni me një skuter humbi vdiq Ledio Cerriku me origjinë shqiptare dhe banues në qytetin e Romagna.

    Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 09:30, kur i riu shqiptar që po udhëtonte me skuter u përplas me një furgon të drejtuar nga një 37-vjeçar në kryqëzimin Via Bramante dhe Via Raffaello.

    Cerriku pësoi goditje në kokë. Pavarësisht se kishte vendosur skafandrin 19-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

    Ndërsa skuteri i tij përfundoi nën rrotat e përparme të furgonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!