×
  • Lajme
  • Botë

    Alarm në Britani: Numri më i lartë i viktimave me Covid që nga qershori

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 18:54

    Britania e Mardhe ka regjistruar 241 viktima në 24 orët e fundit dhe 21 mijë e 331 raste të reja. Ekspertët kanë thënë se vendi po përballet me valën e dytë të coronavirusit dhe duket se masat e vendosura deri më tani nuk po japin rezultate në shifra.


    Në total Britania ka 762,542 raste ndërsa 43,967 janë njerëz që kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë. Hera e fundit kur vendi u përball me mbi 200 viktima në një ditë ishte 5 qershori, ku u raportuan 258 viktima.

    Ndërsa numri i të infekturave është i dyti më i larti i shënuar ndonjëherë. Ndërkohë, Britania e Madhe mund të bëhet vendi i parë që infekton qëllimisht njerëzit me coronavirus si pjesë e një prove vaksinimi. Plani i shkencëtarëve është që njerëzit të ekspozohen qëllimisht ndaj virusit për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës. Janë më shumë se 90 pjesëmarrës në studim nga mosha 19-30 vjeç të cilët do të monitorohen me kujdes për të parë se çfarë efektesh të mundshme mund të japë kjo vaksinë dhe nëse jep rezultate pozitive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!