×
  • Lajme
  • Botë

    Amerikanët nisin peticionin e rrallë, i kërkojnë Zonjës së Parë të rikthejë Kopshtin e Trëndafilave

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 9:39

    Qytetarët amerikanë, nëpërmjet një peticioni, i kërkojnë Zonjës së Parë, Jill Biden, që të rikthejë kopshtin me lule, në Shtëpinë e Bardhë.


    Sipas tyre, ish-Zonja e Parë, Melania Trump, ka hequr disa pemë dhe bimë shumëngjyrëshe.

    Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin në internet, duke kërkuar që Jill Biden të rivendosë Kopshtin e Trëndafilave, në Shtëpinë e Bardhë në “lavdinë e dikurshme”.

    Presidentët shpesh e përdorin kopshtin për adresat dhe konferencat për shtyp.

    Megjithëse peticioni thotë se zonjës Trump u hoqën “pemët e qershisë, një dhuratë nga Japonia”, mediat amerikane kanë theksuar se ato në fakt ishin pemë molle dhe u mbollën diku tjetër.

    Zonja Trump u kritikua për ndryshimet dhe rinovimet në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur vendi ishte në krizë për shkak të Covid 19 dhe rreth 150.000 qytetarët kishin humbur jetën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!