×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen dy adoleshentë për vrasjen e gazetares

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 11:25

    Dy adoleshentë janë vënë në prangat e policisë për vrasjen e gazetares Lyra McKee në Zelandën e Re.


    Të rinjtë e moshës, 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan nën akuzën e akteve terroriste.

    Gazetarja McKee u godit me një plumb qorr ndërsa po vëzhgonte trazirat në Irlandën e Veriut mbrëmjen e së enjtes. 29-vjeçarja u qëllua në Creggan të Londonderry.

    Dhuna shpërtheu pas bastisjeve të policisë në shtëpitë në zonën e Mulroy Park dhe Galliagh.

    McKee po qëndronte pranë një makine policie së bashku me disa gazetarë të tjerë kur u qëllua.

    Ishin kamerat e sigurisë që filmuan personin e dyshuar të armatosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!