Arrestohet në Nish pse fotografoi pllakën e përdhosur falënderuese për SHBA-në

Artisti figurativ, Sllavolub Bllagojeviq nga Nishi ka njoftuar se dje ishte arrestuar nga sigurimi i Klinikës së Kardiologjisë në këtë qytet, pasi ky kishte fotografuar pllakën përkujtimore në shenjë falënderimi ushtarëve, qeverisë dhe popullit të SHBA për donacionin dhënë kësaj klinike.


Atë, pasi e kishin legjitimuar, ia kishin marrë fotoaparatin dhe kishin kontrolluar xhirimet.

Bllagojeviq i ka deklaruar gazetës “Danas: se fotografimi ishte i inspiruar nga njoftimet në media se “një person i paidentifikuar kishte hedhur një ballon me ngjyrë në fasadën me mbishkrimin falënderues dhe se fotoja do t’i shërbente për një performansë, transmeton Koha.net.

Pllaka falënderuese ishte përdhosur ditë më parë, pasi mbi të ishte hedhur ngjyrë. SHBA i kishte dhuruar kësaj klinike 400 mijë euro.