×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet për vrasjen e një 20-vjeçareje pas 46 vjetësh, rasti zbulohet falë një filxhani kafeje

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 15:47

    Një burrë është arrestuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në vitin 1972 falë një testi ADN-je.


    Autoritetet kanë zbuluar 77-vjeçarin falë një faqeje gjenetike dhe ADN-së nga një filxhan kafeje.

    Terrence Miller u arrestua në shtëpinë e tij në Edmonds, Washington, të mërkurën dhe u akuzua për vrasjen e 20-vjeçares, Jody Loomis katër dekada më parë.

    Autoritetet thanë se Loomis ishte duke udhëtuar me biçikletë nga shtëpia e saj në një stacion më 23 gusht të vitit 1972, kur u sulmua dhe u qëllua me plumb në kokë.

    Ajo u gjet e përdhunuar dhe pothuajse e zhveshur nga dy njerëz në një zonë të pyllëzuar rreth 30 minuta pasi u pa për herë të fundit e gjallë.

    ADN-ja u gjet nga sperma në çizmet që Loomis mbante veshur në kohën e sulmit, por hetuesit nuk arritën të gjenin dot përdhunuesin.

    Dhe policia tha të enjten se Miller u identifikua përmes testimit gjenetik.

    Vitin e kaluar policia ngarkoi një skedar digjital që provat e ADN-së të mbledhura nga skena e vrasjes së Loomis në GEDmatch, një faqe interneti gjenetike.

    Ata zbuluan se ADN-ja i përkiste një prej gjashtë vëllezërve.

    Pas hetimeve të mëtejshme u zbulua se ishte Miller autori i vrasjes. Ai jetonte vetëm 5 km larg vendit ku u gjet trupi i Loomisit.

    Detektivët ndoqën Millerin dhe morën një filxhan kafeje që ai e hodhi në koshin e plehrave. Më pas bënë verifikimin e ADN-së në filxhan dhe spermës së gjetur në këpucën e viktimës.

    “Pas më shumë se 46 vitesh në kërkim të vrasësit të Loomisit më në fund mund ti japim një lajm të mirë familjes së Jodyt”, tha policia./oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!