×
  • Lajme
  • Botë

    Australia regjistron ditën me më së shumti të vdekur nga coronavirusi

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 9:29

    Australia ka regjistruar ditën me numrin më të madh të vdekurve nga coronavirusi, ndërsa Melbourne po përballet me valën e dytë të infeksionit.


    Shteti i Victorias, ku Melbourne është kryeqendër, ka raportuar për 19 të vdekur të hënën, njofton BBC.

    Dy të tretat e 314 të vdekurve në Australi nga coronavirusi janë në Victoria. Po ashtu janë regjistruar 21.400 raste.

    Por numri i të infektuarve – ndonëse ende në qindra – ka rënë në ditët e fundit, duke ngjallur shpresën se masat strikte po kanë sukses.

    Vala e dytë e koronavirusit në Melbourne ka nisur muajin e kaluar, por qytetarët po përballen me orë policore dhe masa strikte që nga 3 gusti.

    Punonjësit duhet të kenë leje për të dalë nga shtëpia dhe gjitha bizneset jo-esenciale janë mbyllur. Është bërë e obligueshme mbajtja e maskave në publik.

    Victoria ka regjistruar 322 raste të reja të hënën, që është ulje nga 725 sa ishin pesë ditë më parë. Shtetet tjera kanë raportuar shumë pak apo nuk kanë raportuar fare raste.

    Më tepër se 100 të vdekur janë regjistruar në Victoria vetëm në javën e fundit, ndërsa është rritur edhe numri i të shtrirëve në spital. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!