×
  • Lajme
  • Botë

    Autori i sulmit shkruan policisë së Vjenës: Betohem se nuk keni parë asgjë akoma

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 23:41

    Një prej autorëve të sulmit në Vjenë ku deri tani raportohet se ka vdekur një person dhe shumë të tjerë janë plagosur i është përgjigjur policisë në një publikim duke thënë se “Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”.


    Sipas “Die Presse”, ishin 3 agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi shpërtheu një brez me eksplozivë. Dy të tjerët janë në arrati.

    Pas sulmit ka reaguar kryeministri austriak, Sebastian Kurz, i cili ka thënë se kurrë nuk do të dorëzohen para terroristëve dhe se do t’i luftojnë me vendosshmëri.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!